Lehtësira fiskale, mungesë kontrolli dhe projekte miliona euroshe të papërfunduara ngrenë dyshime mbi efektin real të parqeve teknologjike dhe “data center”-ave në Shqipëri.
Qeveria autorizoi një kompani për të ndërtuar parkun fotovoltaik, por 14 familje të Levanit protestojnë, duke pretenduar se toka e tyre po tjetërsohet padrejtësisht në emër të kompanisë ndërtuese.
Kryeministri kërkon ashpërsimin e Kodit Penal, kjo qasje ka hasur kritikë të fortë nga ekspertët e drejtësisë, të cilët theksojnë se problemi nuk qëndron te ligjet, por te mungesa e zbatimit efektiv, infrastruktura e dobët dhe retorika e politizuar ndaj gjyqësorit.
Ndërsa institucionet raportojnë vetëm dy raste të shfrytëzimit të të miturve në pesë muaj, organizatat në terren flasin për qindra fëmijë të ekspozuar çdo ditë ndaj lypjes, punës së detyruar dhe rrezikut të abuzimit.
Ndërsa mbante postin e Ministres së Kulturës dhe më herët si Këshilltare për Çështjet e Territorit në Kryeministri, Elva Margariti nuk deklaroi asnjëherë pronësinë mbi truallin ku sot ndërtohet “The Prime Tower”. Kjo pronë i përket familjes së saj dhe është bërë objekt lejeje ndërtimi gjatë kohës që ajo ishte në detyrë.
Projekte turistike dhe pallate 12-25 kate rrezikojnë ekosistemet e Liqenit të Pogradecit dhe habitatin natyror të zonës së mbrojtur.
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione financiare ndaj 25 individëve dhe entiteteve të përfshirë në trafikimin e emigrantëve përmes Kanalit Anglez, përfshirë shtetasin shqiptar...
Me një kosto totale mbi 260 milionë euro, tre tendera dhe hetime për korrupsion, tuneli qëndroi i hapur vetëm 3 muaj dhe mbetet ende jashtë funksioni.
Pas pesë orësh diskutimesh, Këshilli i Mandateve shtyn vendimmarrjen për heqjen e imunitetit të Ballukut, ndërsa SPAK identifikon manipulime dhe presion ndaj dëshmitarëve në tendera dhe projekte infrastrukturore me vlerë të përmbledhur rreth 600 milionë euro.
Dosje gjyqësore nga Shkodra zbulojnë abuzime seksuale ndaj të miturve, vite heshtjeje dhe një sistem drejtësie që shpesh vepron vetëm pasi trauma është bërë e pariparueshme.

TË FUNDIT