Beteja për 11 deputetë në qarkun e Shkodrës zhvillohet mes ndihmave të PSD-së, kontrollit institucional të PS-së dhe krizës së PD-së, ndërsa SPAK heton blerjen e votave, duke ekspozuar përplasjen mes bamirësisë dhe ligjit.
Si ndikuan në sistemin e drejtësisë ish deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja dhe Altin Hajri për të liruar nga burgu kunatin e tij. Për 23-vjeçarin nuk u aplikua dënimi me burgim pasi “kishte kaluar arrest kardiak”, dhe “vinte nga një familje e mirë dhe me reputacion në zonën e Shijakut”.
Rasti i Martin Manes dhe drejtuesve të tjerë të mjeteve që përfundojnë në burg ngrenë pikëpyetje mbi barazinë para ligjit dhe trajtimin e diferencuar të qytetarëve nga autoritetet.
Prokuroria e Posaçme sekuestron 232 pasuri dhe heton një rrjet kompanish që dyshohet se janë financuar nga trafiku i kokainës. Hetimet zbulojnë një grup të strukturuar kriminal që operonte mes Amerikës Latine dhe Evropës, me miliona euro pasuri të dyshuara si të përfituara nga trafiku i drogës dhe pastrimi i parave.
Dosje gjyqësore nga Shkodra zbulojnë abuzime seksuale ndaj të miturve, vite heshtjeje dhe një sistem drejtësie që shpesh vepron vetëm pasi trauma është bërë e pariparueshme.
Burgu i Shënkollit ka një kapacitet prej 200 shtretër për të dënuarit me mjekim të detyruar, por aktualisht aty mbahen 455 persona. Ky mbipopullim ka sjellë kaos në menaxhimin e sigurisë, duke e bërë të lehtë për të burgosurit të gjejnë mënyra për të shmangur mbikëqyrjen.
Hetimet mbi sulmin kibernetik të 12 marsit tregojnë se mungesa e autentifikimit me dy faktorë (2FA) dhe zbatimi i mangët i politikave të sigurisë lehtësuan komprometimin e postave elektronike të disa prokurorëve.
Piramida e Tiranës u promovua nga Kryebashkiaku Veliaj si qendra më e madhe e inovacionit në Ballkan, megjithatë, një vit pas inagurimit, në Piramidë ushtrojnë veprimtarinë ekonomike me dhjetëra lokale, restorante dhe dyqane.
Pa flamuj partiakë, por me pankarta satirike, meme dhe art rruge, mijëra qytetarë po ndërtojnë një formë të re proteste në zemër të Tiranës.
Raporti i Agjencisë së Inteligjencës Financiare zbardh skemat më të përdorura për riciklimin e parave në Shqipëri, nga blerjet e pronave me çmime të dyshimta te investimet në art, mallra luksi dhe transfertat ndërkombëtare me origjinë të paqartë.

TË FUNDIT