Kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi se në 2024 janë realizuar sekuestrime prej 65 milionë eurosh të cilat sipas tij janë investuar në turizëm, duke u kthyer në mjet për pastrim parash.
I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Dritan Rexhepi ka mbërritur në vendin tonë pasi u ekstradua nga Turqia, ku edhe u arrestua në një vilë luksoze ku ishte akomoduar në Stamboll.
Vendimet që lejuan sekuestrimin e pajisjeve të gazetarit Elton Qyno për rrjedhjen e materialeve hetimore, u shfuqizuan nga Gjykata Kushtetuese, e cila vlerëson se liria e shprehjes dhe mbrojtja e burimeve janë të drejta të patjetërsueshme për gazetarët.
Vendimi i qeverisë vjen pas incidenteve gjatë tubimit të 28 shkurtit, ndërsa Sokol Bizhga merr drejtimin e përkohshëm të Policisë së Shtetit.
Një hotel dykatësh buzë rrugës së fshatit Vrisera në Dropull dhe një stacion karburanti në Bilisht u kthyen në “fabrika” faturash fiktive për punonjësit...
“Arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës dhe “arrest në shtëpi” për Elman Abulen, vendimi mbështetet nga prova të reja mbi pasuri të dyshuara të fshehura.
Luiza Mandi, ish-Kryebashkiake e Libohovës u dënua me 8 muaj burg për veprën e shpërdorimit të detyrës, çka iu konvertuan në 1 vit e 4 muaj shërbim prove.
Një prej masave kryesore të strategjisë së SPAK për zgjedhjet është përdorimi i teknikave të veçanta të hetimit që u konsiderua nga Kryeministri Rama një lajthitje dhe cënim i të drejtave të pushtetit ekzekutiv.
Dorëzimi i vëllezërve Farruku vjen pas një operacioni të dështuar për lokalizimin dhe arrestimin e Kreshnikut me kërkesë të autoriteteve italiane.
Në përvjetorin e tragjedisë me 26 viktima dhe qindra të plagosur, familjarët thonë se procesi ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu në GJKKO është i vonuar, por i domosdoshëm.





























