Projekti fitues për rijetësimin e stadiumit “Selman Stërmasi” parashikon ndërtimin e 5 kullave përreth tij. Miratimi i këtij projekti vjen pas heqjes së pronësisë së tij nga Klubi Sportiv Tirana, tek Koorporata e Investimeve Shqiptare.
Ish-zyrtari i Mjedisit shpallet i pafajshëm për një episod korrupsioni, por i konfirmohet dënimi për përfitim të parregullt në dosjen e inceneratorëve.
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros, duke lënë në fuqi 25 pasuri të sekuestruara në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.
Avokatët kërkojnë pavlefshmërinë e akteve dhe sekuestrimeve gjatë seancës së dytë në Gjykatën e Posaçme për çështjen në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
SPAK kërkon dënime me burg dhe konfiskim pasurie për tetë të pandehur në aferën e sterilizimit, një kontratë e dhënë gjatë kohës kur Ilir Beqaj drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Ish-ministri gjykohet veçmas.
Prokuroria thotë se dokumente të falsifikuara u përdorën për regjistrimin e pronave shtetërore në emër të privatëve; u sekuestruan 13 prona me sipërfaqe mbi 80 mijë metra katrorë, ndërsa hetimet lidhen me një fenomen që prej vitesh është në fokus të drejtësisë.
Gjykata Kushtetuese pezulloi efektet e vendimeve të mëparshme, ndërsa shqyrtimi final do të zhvillohet më 22 janar 2026. Balluku, e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, rikthehet në detyrë pas pezullimit 21-ditor.
Pas përfundimeve të hetimeve në këtë fraksion të dosjes nga Struktura e Posaçme kundra Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është kërkuar dërgimi për gjykim i Astrit Vladit dhe avokates Erida Lazimi.
Gjykata e Posaçme ka miratuar kontrollin e një ambienti të ri që dyshohet se posedohet nga bashkëshortja e Kryebashkiakut të Tiranës, me qëllim sekuestrimin e provave ndaj hetimeve të nisura ndaj Erion Veliajt dhe të afërmeve të tij.
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, deklaron në GJKKO se atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja u zbulua për shkak të gabimeve të autorëve dhe se ishin kërkuar 300 mijë euro për të prishur provat e vendngjarjes që implikonin vrasësit.





























