SPAK kërkon dënime me burg dhe konfiskim pasurie për tetë të pandehur në aferën e sterilizimit, një kontratë e dhënë gjatë kohës kur Ilir Beqaj drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Ish-ministri gjykohet veçmas.
Raporti i vitit 2024 nxjerr në pah mungesën e mbështetjes nga Policia e Shtetit, sfidat me grupet kriminale dhe strehimin e të kërkuarve në Dubai.
Vendimet që lejuan sekuestrimin e pajisjeve të gazetarit Elton Qyno për rrjedhjen e materialeve hetimore, u shfuqizuan nga Gjykata Kushtetuese, e cila vlerëson se liria e shprehjes dhe mbrojtja e burimeve janë të drejta të patjetërsueshme për gazetarët.
55 minatorë janë aksidentuar, 6 prej të cilëve humbën jetën në vendin e punës, megjithatë miratimi i “Statusit të Minatorit” që do të ndihmonte ata dhe familjet e tyre nuk u mbajt kurrë si premtim nga ana e qeverisë.
Dhjetëra pasuri të Ervis Martinaj mund të kalojnë në pronësi të shtetit shqiptar nëse GJKKO pranon kërkesën e nisur nga SPAK. Martinaj rezulton i zhdukur prej 2022-shit, ndërkohë që pasuritë e tij nuk justifikohen nga burime të ligjshme.
Dëshmitë e familjarëve dhe të penduarit të drejtësisë zbulojnë motivet dhe përfshirjen e Qafollit në ekzekutimin e dyfishtë.
Votimi 4 me 4 rrëzon kërkesën e Kryeministrit, Rama e quan pezullimin “mjet të paprecedentë” dhe paralajmëron vijimin e betejës me drejtësinë.
Atentati i shpejtë dhe i dhunshëm i ekzekutimit të Gilmando Danit, në Rinas ngre shqetësime për sigurinë në vend pasi ekzekutimi u krye në zonën më të mbikëqyrur të kryeqytetit, pranë Aeroportit “Nënë Tereza”.
Automjeti u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit; gazetari e lidh ngjarjen me punën e tij, ndërsa autoritetet dhe organizatat për mediat kërkojnë zbardhje të plotë të rastit.
GJKKO kundërshton pushimin e çështjes ndaj gjyqtares, i vendos Prokurorisë së Posaçme mbi 20 detyra hetimore dhe afat 6-mujor për zbardhjen e plotë të kallëzimit të PD-së.





























