Dështon zhvillimi i seancës së parë në themel për kreun e opozitës Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi nën akuzë për korrupsion e pastrim parash, fletëthirrja e Berishës dhe mbrotja e Homeplan bëhen shkak për shtyrjen e procesit.
Vendimi rrëzon shkarkimin e qeverisë dhe pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet e pjesshme lokale.
Prokuroria e Posaçme ka nisur procedim penal për ndërtimin e aeroportit, mes shqetësimeve për shkelje ligjore, manipulim të tenderit dhe dëme të pakthyeshme në zonën e mbrojtur të Nartës. Tërheqja e Aeroportit të Mynihut nga projekti nxit pikëpyetje të reja mbi transparencën dhe qëllimet e vërteta të qeverisë.
SPAK dënon 20 anëtarë të grupit që mbolli kanabis në Shkodër; 32 mijë rrënjë të kultivuara dhe qindra kg drogë të sekuestruara. Dy të pandehur pafajësohen.
Mbrojtja kërkon transparencë më të madhe në proces dhe administrim fizik të provave, ndërsa prokuroria flet për përpjekje për zvarritje të gjykimit.
Prokuroria zbardh skemën e shpërdorimit të fondeve. Me tendera të paracaktuar, oferta të falsifikuara dhe favorizime korruptive u shpenzuan 90 milion lekë.
Pas nëntë vitesh mashtrime përmes skemave të mikrokredive, 16 persona dhe 4 kompani akuzohen për zhvatjen e mbi 17 mijë qytetarëve; ndërkohë në Kuvend propozohet ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve financiarë.
SPAK kërkoi pushimin e çështjes, por gjykata urdhëron 45 ditë hetime shtesë dhe akt-ekspertim për procedurën e dyshuar të prokurimit në ARRSH dhe KPP.
SPAK kërkon 14 dëshmitarë dhe zbulon transferta të mëdha parash në BE, ndërsa Arben Ahmetaj gjykohet në mungesë.
Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim tre të pandehur për ndërtim pa leje, ekspertim të rremë dhe shpërdorim detyre, ndërsa statistikat tregojnë se në 3 vitet e fundit, për të njëjat akuza, janë proceduar në mbarë vendin 1,757 persona.





























