Zyrtarë të lartë akademikë dhe përfaqësues kompanish përballen me akuza për shkelje të ligjit dhe favorizim në prokurime me vlerë 90 milionë lekë.
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se më 12 dhjetor 2025 do të shqyrtojë ankimin e qeverisë ndaj
vendimit të Gjykatës së Posaçme që pezulloi nga detyra Belinda Ballukun. Gjykata thotë se çështja është komplekse, ndërsa Kryeministri paralajmëron bllokim të proceseve shtetërore pa firmën e zv/kryeministres së pezulluar.
Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së parë për kopshtarin Festim Bexhdili i cili u dënua me burgim të përjetshëm i akuzuar në përfshirjen dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Gjykata e Posaçme shpall vendimin për Sonila Qaton, ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, dhe vartësit e saj të cilët akuzohen nga SPAK se favorizuan një shoqëri në hije për tenderin e tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.
Kryebashkiakja socialiste akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe pengim të zbardhjes së të vërtetës, pas kallëzimit të një qytetari që rrëzoi vendimin për pushim të çështjes.
GJKKO shpall fajtor zyrtarin e Kadastrës Dritan Stokën dhe kryeplakun e Saukut Agim Osmën për ushtrim presioni ndaj votuesve dhe premtime legalizimesh në këmbim të votave.
Jorgo Goro dënohet me rreth 3 vite e 5 muaj për favorizime në tjetërsimin e tokave në jug të Shqipërisë për 2 raste të shpërdorimit të detyrës.
Gjatë seancës, Veliaj ngriti pretendime për të një proces të drejtë. Ai kërkoi heqjen e kafazit, akses të plotë në dosjen hetimore dhe garantimin e të drejtës për mbrojtje efektive, duke theksuar se “asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa këto kushte.”
Byroja Kombëtare e Hetimit sqaroi se hetuesit ndoqën procedurat dhe nuk ka pasur përplasje me Gardën e Republikës, ndërsa Kryeministri Rama rithekson kritikat ndaj mungesës etike të hetuesve dhe mbrojtjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku pas vendimit gjyqësor.
Altin Dumani thotë se shumica e kallëzimeve për shitblerje votash nuk ishin të shoqëruara me prova konkrete. Ish-kryeministri Berisha e akuzon si përgjegjës të dytë për “farsën e 11 majit”.





























