Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme nxori në pah tensione, kërkesa për transparencë dhe konflikte mbi provat që lidhen me vrasje dhe tentativa vrasjesh.
Gjykata e akuzon Policinë e Shtetit se ka shkelur ligjin duke mos marrë asnjë masë ndaj protestuesve që rrethuan institucionin gjatë seancës ku vlerësohej masa e “arrestit me burg” për Veliajn ndërkohë që policia e cilëson protestën si rastësore edhe paqsore.
Raporti vjetor i SPAK-ut në Kuvend u kthye në përballje të kryeprokurorit Altin Dumani me opozitën, e cila aludoi për ndikim politik në punën e tij. Dumani mbrojti pavarësinë e institucionit dhe prezantoi arritjet dhe sfidat për vitin 2023.
Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.
Qytetarët në Tiranë kanë vijuar protestat për disa ditë radhazi, duke e zhvendosur fokusin e kërkesave drejt dorëheqjes së kryeministrit, ndërsa në bulevard janë regjistruar edhe momente tensionesh mes protestuesve dhe policisë.
Pas tre vitesh në krye të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Dumani falënderon bashkëpunëtorët dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa Braho premton forcimin e funksionimit të brendshëm dhe pavarësinë e prokurorëve.
GJKKO rrëzon pretendimin e Kokës se paraburgimi kishte humbur fuqi për shkak të vonesës së vendimit në Apel, arresti me burg mbetet në fuqi.
Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit ezkistojnë dyshime të mbështetura në prova se kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe bashkëshortja e tij kanë tentuar të ndërhyjnë në hetim dhe të manipulojnë provat, ishin vendimtare për masën e arrestit me burg.
Hetuesit zbulojnë se lënda narkotike, me vlerë tregu 411 milionë euro, fshihej në ngarkesa me dru, banane dhe kakao, ndërsa komunikimet kryheshin përmes aplikacioneve të koduara.
Në hetimin pasuror ndaj ish-drejtuesit të Forcës Operacionale, Oltion Bistri, ekspertët financiarë kanë deklaruar se analiza nuk është përmbyllur ende, për shkak të numrit të lartë të dokumenteve që po verifikohen.





























