Artan Tafani rrëfen në gjykatë si u përfshi gradualisht në aktivitet kriminal nën ndikimin e Laert Haxhiut, duke përshkruar një zinxhir ngjarjesh që nisën me kërcënime dhe përfunduan në vrasje.
Gjykata e gjeti fajtor për procedura të parregullta prokurimi, tenderë fiktivë dhe dokumentacion të manipuluar gjatë viteve 2017–2019 në Bashkinë e Finiqit, me vlerë rreth 77 milionë lekë.
Nga mungesat e avokatëve te përplasjet mes të pandehurve dhe gjykatës, një nga dosjet më të bujshme të SPAK vijon të mbetet pa një vendim përfundimtar, mes akuzave për krim të organizuar dhe vrasje të rënda të vitit 2005.
Ish-presidenti Ilir Meta u përball për herë të parë në sallën e gjyqit për dosjet e SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, mes pranisë së militantëve dhe deklaratave të tij për një “proces të montuar”, ndërsa seanca u shty për shkak të çështjeve procedurale.
Dëshmia në gjyqin “Plumbi i Artë” zbardh detaje për kërcënimet ndaj Krenar Guçes dhe lidhjet e dyshuara me Nuredin Dumanin.
Policia e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë kapin në Ilhabela të Brazilit 39-vjeçarin e kërkuar për trafik ndërkombëtar droge, i cili fshihej me dokumente të falsifikuara.
Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për t’u gjykuar jashtë kafazit të sigurisë, duke lehtësuar komunikimin me mbrojtjen gjatë procesit për dosjen “Sterilizimi”.
Apeli revokon masën “arrest në burg” për bashkëpunëtorin e drejtësisë në një hetim për tendera, korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, SPAK kishte kërkuar më herët dënim me shërbim prove.
Dështon seanca gjyqësore ndaj Benet Becit, i akuzuar për favorizim në një procedure tenderimi, me vlerë rreth 700 mijë euro, kur ishte në krye të Koorporatës Energjitike Shqiptare.
Konflikti mes ortakëve për administrimin e aeroportit del nga gjykatat dhe përshkallëzohet në terren pas vendimeve të Apelit, duke shtuar problematikat e një projekti të shoqëruar prej vitesh me debate mbi koncesionin, ndikimin mjedisor dhe hetimet e SPAK.





























