LAJME

Mirësevini në seksionin Lajme të Shteg Investigativ. Këtu, ju ofrojmë lajmet më të fundit dhe më të rëndësishme nga Shqipëria. Ekipi ynë i gazetarëve të përkushtuar sjell raportime të shpejta dhe të sakta mbi ngjarjet dhe zhvillimet që ndikojnë në jetën tuaj të përditshme.

Ish-biznesmeni i naftës u shpall fajtor për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal në skemën e 18.3 milionë eurove të dyshuara nga “Cosa Nostra”, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë. Kërkohet edhe konfiskimi i shumës në favor të shtetit.
Vendimi konfirmon masën e GJKKO-së për ndalim të daljes jashtë vendit, ndërsa hetimet e SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministres vijojnë për çështje të tenderave publikë.
Seanca përqendrohet te deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët i qëndrojnë versioneve të tyre për organizimin dhe ekzekutimin e atentatit.
Ish-zëvendësministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, u dënuan për shpërdorim detyre dhe falsifikim, në një aferë që u kushtoi mbi 114 mln euro taksapaguesve.
SPAK dyshon për skemë me fatura fiktive dhe abuzim me fondet e BE-së, ku përfshihet edhe restoranti Gzona dhe bashkëpunëtorë të afërt të ish-ministrit.
Operacion i koordinuar me autoritetet gjermane dhe austriake çon në 7 arrestime dhe sekuestrimin e rreth 1 milion eurove, pas dyshimeve për mashtrim të qytetarëve europianë.
“‘Nuk kam pasur konflikte të drejtpërdrejta dhe nuk e di kush na qëlloi’. Arian Ndoja, rrëfen dinamikën e sulmit ku u vra Andi Maloku, dhe u plagos sëbashku me Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
Me vendim gjykate janë kontrolluar banesa dhe persona të lidhur me ish-zv/kryeministren, përfshirë familjarë, ndërsa hetimet fokusohen te tenderat e rrugëve dhe verifikimi i pasurive.
I pandehuri përballet me 14 akuza të rënda, nga vrasjet te shpërthimet me eksploziv dhe grabitjet me armë.
Një rrjet i strukturuar kriminal që operonte nga një call center në Tiranë dyshohet se mashtroi të paktën 13 shtetas francezë përmes investimeve të rreme në kriptomonedha, duke përvetësuar rreth 2 milionë euro.

TË FUNDIT