Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën për liri të ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe nuk mori në analizë pretendimet për cënime të privatësisë dhe korrespondencës.
Gjykata e Posaçme mori vendimin për heqjen e masave të sigurisë, “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për shkak të shtatzënisë dhe nevojës për trajtime dhe kontrolle mjekësore jashtë Shqipërisë.
Ish-ministri i Mjedisit, i akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, i shpëton burgut efektiv pas vendimeve të gjykatave që lehtësojnë dënimet, ndërsa tre inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës i kanë kushtuar taksapaguesve mbi 150 milionë euro.
Ish-zv/kryeministrja kërkoi revokimin e masës së sigurisë, por gjykata vlerësoi se nuk ka elementë të rinj për ndryshimin e vendimit.
Gjykata e Posaçme pushon çështjen për shkak të parashkrimit, pa shqyrtuar përgjegjësinë e tyre në themel për vepra penale që përfshijnë miliona euro tenderash.
Jorgo Goro, u gjend fajtor për shpërdorim detyre dhe tjetërsim pronash; vetëdorëzohet në polici për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 6 muaj e 10 ditë burg.
Pas tensioneve SHBA–Iran dhe paralajmërimit të Ambasadës amerikane, autoritetet shqiptare konfirmojnë rritjen e masave të sigurisë dhe monitorim të vazhdueshëm të situatës në të gjithë vendin.
Gjykata e Posaçme shqyrton dëshmitë mbi ndërtimin e rrjetit elektrik dhe akuzat për ndikim të paligjshëm mbi votuesit nga kryebashkiaku i Vaut të Dejës. Kristian Shkreli dyshohet që ofroi përfitime materiale në këmbim të votave për PSD-në.
Procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit, Lulzim Berishës dhe të pandehurve të tjerë, të akuzuar për vrasjet e vitit 2005 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, po zvarritet për shkak të mungesave të avokatëve dhe përplasjeve procedurale mes palëve.
Biznesmeni mohoi akuzat për përfshirje në vrasjen e Gjin Ndojit, duke pretenduar se prej tre vitesh mbahet në paraburgim pa prova konkrete dhe se po gjykohet mbi “thashetheme dhe perceptime publike”.

TË FUNDIT