Enea sot është bërë diçka më e madhe se vetja. Ai është shndërruar në një simbol, në provën e gjallë se shërbimi ndaj atdheut dhe njerëzve të tij ka një çmim, dhe se ka burra e gra që janë gati ta paguajnë atë çmim.
Projektligji i ri për shitjen e tokës bujqësore shtetërore krijon një regjim të veçantë për shtetasit e huaj, anashkalon kufizimet ekzistuese dhe ngre pikëpyetje mbi barazinë para ligjit, si edhe mbi procesin e kompensimit të ish-pronarëve.
Ndërkohë, Shqipëria pret miliona turistë në vit, të cilët shpenzojnë shumë më tepër te bizneset e vogla, si bare, restorante, tezga, fast-food, qira, taksi, markete dhe guida. Një resort i mbyllur si ky i dashnorëve të Ramës mund të xhirojë shumë dollarë, por e mban të gjithë paranë brenda murit të vet dhe më pas e çon fitimin përtej oqeanit, te ekonomia e një shteti tjetër.
Arben Kola, udhërrëfyes turistik, aktivist mjedisor dhe një nga organizatorët e Revolucionit të Flamingove, është kthyer në një prej figurave më të spikatura të angazhimit civil, duke e lidhur kauzën e mbrojtjes së natyrës me kërkesën për një Shqipëri më demokratike dhe më të drejtë.
Partia më e madhe e opozitës gjendet përballë një paradoksi: kjo është protesta më e madhe e periudhës postkomuniste, por ajo nuk po zhvillohet nën siglën e saj. Shoqëria në shesh po proteston po aq kundër qeverisë sa edhe kundër mënyrës së vjetër të të bërit politikë.
Rezoluta e miratuar më 17 qershor e lidh drejtpërdrejt Vjosë-Nartën me ndryshimet ligjore të qeverisë dhe kërkon ndalimin e procedurave të reja të zhvillimit në zonat e mbrojtura.
Pyetja e madhe që qëndron pezull mbi sheshe është nëse ky presion i rrugës do të mbetet një lëvizje amorfe presioni apo do të ketë guximin dhe pjekurinë të marrë formën e një lëvizjeje të re politike.
Një analizë kritike mbi kapjen e institucioneve, sigurinë e pronës dhe rolin e sektorit të ndërtimit në ekonominë shqiptare.
Mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora u mblodhën të shtunën në kryeqytet në kuadër të protestës së njohur si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje qytetare që ka marrë hov gjatë javëve të fundit dhe që po konsiderohet si një nga reagimet publike më të mëdha në vend në vitet e fundit.
Protesta në Zvërnec nxori në pah një problem të thellë të medias shqiptare: mungesën e raportimit për ngjarje me interes të lartë publik. Në këtë opinion, Lutfi Dervishi argumenton se heshtja e shumë mediave përballë protestës dëmton besueshmërinë e tyre dhe i largon gjithnjë e më shumë qytetarët drejt rrjeteve sociale si burim informacioni. Sipas tij, media rrezikon të humbasë rolin e saj publik kur zgjedh të mos raportojë realitetin.

TË FUNDIT