Ndërsa shmang përballjen në GJKKO ku akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, Veliaj ndjek personalisht padinë ndaj prokurorit Ols Dado, duke synuar të vërë në diskutim legjitimitetin e akuzës ndaj tij.
Kandidati për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, aktualisht drejtori i policisë së Elbasanit, dyshohet për lidhje me bandat kriminale të Elbasanit. Telefoni i tij është tashmë i sekuestruar nga SPAK.
Babai i kandidates së PSD-së në Fier, Limonera Bozha, shpallet fajtor për korrupsion zgjedhor gjatë zgjedhjeve të 11 majit, me dënim të kthyer në shërbim prove.
Anton Prenga tregon para gjykatës negociatat me trafikantët e drogës për lirimin e të vëllait i cili u mbajt peng, dhe më pas u zhduk për shkak të një ngarkese kokaine në Britaninë e Madhe.
Pas arrestimit të një krimineli të rrezikshëm në vitin 2012, një plan hakmarrjeje nisi të ngrihet në heshtje ndaj ish drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit. Pesë vite më vonë, Artan Cuku u vra me breshëri plumbash në hyrje të banesës. Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për dy personat që bashkëpunuan në vrasjen e tij, një atentat i menduar, i paguar dhe i kryer nga tre burra të lidhur nga gjaku, interesi dhe hakmarrja.
Gjolek Guci dhe tre zyrtarë të tjerë akuzohen për favorizim dhe konflikt interesi në procedurën e ujësjellësit rajonal të Memaliajt.
Gjykata urdhëron fshirjen e artikujve ndaj 10 mediave. Vendimi i pazakontë pa praninë e palëve ngre shqetësime për censurë dhe lirinë e medias, ndërsa biznesmeni Dionis Teqja kërkon edhe 680 mijë euro dëmshpërblim.
Bardhyl Fusha hyri në filialin e FiBank në zonën e ish-parkut të autobusëve me një kallashnikov, mori 20 milionë lekë, por u kap nga policia para se të largohej. Ngjarja rikthen fokusin te siguria në institucionet financiare.
Një votë e kontestuar, një padi që sfidon vendimin e Gjykatës së Lartë dhe pezullimi i dekretimit nga Presidenti nxjerrin në pah tensionet dhe pasigurinë në ekuilibrin e Gjykatës Kushtetuese.
Kreu i KESH dhe ARRSH shkarkohen nga detyra, ndërsa drejtues të rinj marrin postet; ndryshime dhe në AKSHI pas akuzave për shpërdorim detyre dhe tendera të dyshuar.





























