SPAK kërkon dënime me burg dhe konfiskim pasurie për tetë të pandehur në aferën e sterilizimit, një kontratë e dhënë gjatë kohës kur Ilir Beqaj drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Ish-ministri gjykohet veçmas.
Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja shpallën fajtorë për dhënien dhe marrjen e parave për të ndikuar votën në favor të Partisë Socialiste në Kurbin.
Në Theth janë konstatur gjatë 4 viteve mbi 100 ndërtesa të paligjsme, por sipas Bashkisë Shkodër shembja e tyre më parë nuk ishte e mundur për shkak të mungesës së logjistikës specifike.
Gjatë viteve 2022-2023 në Agjencinë e Programimit Strategjik janë zhvilluar procedura fiktive prokurimi për projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, ku fituesit e tenderëve ishin të paracaktuar në shkelje të ligjit.
Dosja e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi i akuzuar për “shpërdorim detyre” pritet të kalojë për gjykim.
Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit për zëvendëskryeministren, duke argumentuar rrezikun e largimit, përsëritjes së veprës dhe ndërhyrjes në provat e hetimit.
I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Dritan Rexhepi ka mbërritur në vendin tonë pasi u ekstradua nga Turqia, ku edhe u arrestua në një vilë luksoze ku ishte akomoduar në Stamboll.
Pas vendimit që rikthen Lefter Kokën në burg, mbrojtja thotë se Apeli ka ngatërruar fazën e gjykimit me atë të ekzekutimit dhe paralajmëron rekurs në Gjykatën e Lartë.
Apeli i GJKKO-së rrëzon akuzat e SPAK për fshehje pasurie, duke pranuar se nuk u provua lidhja e pasurive të dyshuara me burime të paligjshme.
Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini akuzohen për ndërhyrje të paligjshme në procedura gjyqësore dhe marrje të përfitimeve monetare në këmbim të favorshmërisë ndaj një të pandehuri.





























