Prokuroria e Durrësit ka kërkuar arrestimin zyrtarëve pasi dyshohet se kanë abuzuar me projektet e rindërtimit duke i shkaktuar shtetit një dëm prej mbi 353 milion lekësh.
“‘Nuk kam pasur konflikte të drejtpërdrejta dhe nuk e di kush na qëlloi’. Arian Ndoja, rrëfen dinamikën e sulmit ku u vra Andi Maloku, dhe u plagos sëbashku me Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
Hetimet e SPAK përfshijnë dyshimet për keqpërdorim të 94.6 milionë eurove grante bujqësore, ndërkohë që investigimet e "shteg.org" zbuluan përfshirjen e kompanive në skema financimi të BE-së.
Zv/kryeministrja akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera”, vepër që parashikon deri në pesë vite burg. Hetimet lidhen me projektin 260 milionë euro të tunelit strategjik në jug.
Ish-futbollistit të Kombëtares iu komunikua akuza nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për një dosje që lidhet me Belinda Ballukun, ndërsa ai u largua pa dhënë deklarata për mediat.
Këshilli i Mandateve ka anuluar mbledhjen e parashikuar për ditën e sotme, të mërkurën, më 28, ku pritej të shqyrtohej çështja e zv/kryeministres Belinda...
SPAK ka vendosur sekuestro preventive mbi llogaritë e “Albania Land Development”, kompania që zotëron tokat ku planifikohet projekti turistik në Zvërnec, ndërsa hetimet po fokusohen te titujt e pronësisë dhe transaksionet e tokës.
Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të ish-diplomatit Edmond Çaça dhe bashkëshortes së tij. Dyshimet nisin nga kallëzimi i ILDKPI-së për fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Ish-drejtori i Bashkisë Tiranë kalon nga arresti në burg në arrest shtëpiak në dosjen “5D”.
Zyra Islamaj shpallet fajtore për korrupsion pasiv, ndërsa ndërtuesi Rrok Gega për korrupsion aktiv. Gjykata i pezulloi dënimet me burg, por i ndaloi Islamajt ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.

TË FUNDIT