Prokuroria thotë se dokumente të falsifikuara u përdorën për regjistrimin e pronave shtetërore në emër të privatëve; u sekuestruan 13 prona me sipërfaqe mbi 80 mijë metra katrorë, ndërsa hetimet lidhen me një fenomen që prej vitesh është në fokus të drejtësisë.
Dy protestues u lanë në arrest shtëpie, 12 u lanë me masën e sigurimit “detyrim paraqitjeje”, ndërsa për pesë të tjerë gjykata nuk caktoi asnjë masë sigurimi, megjithëse prokuroria kishte kërkuar masa më të ashpra për disa prej tyre.
Hetimi i SPAK zbulon se kompani të regjistruara në Tiranë, pa aktivitet real, dyshohet se u përdorën për të futur në ekonominë shqiptare fonde me origjinë të dyshuar kriminale. Paratë u kanalizuan në blerjen e mbi 23 hektarëve tokë në Dhërmi, automjeteve luksoze dhe aseteve të tjera.
Avokatët kërkojnë ekspertizë të re kontabël, kundërshtojnë provat e SPAK dhe kërkojnë dëshmitarë të rinj në çështjen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Prokuroria e Posaçme dokumentoi rrugët e trafikut nga Shqipëria, Mali i Zi, Turqia dhe Amerika e Jugut, ndërsa hetimi mbetet i hapur.
Në një letër drejtuar qeverisë, ato dënojnë dhunën ndaj protestuesve dhe kërkojnë dialog, transparencë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Prokuroria e Posaçme akuzon katër ish-zyrtarë për shpërdorim detyre, duke pretenduar se kanë lejuar ndërtimin e impianteve diellore mbi toka të regjistruara si bujqësore.
Ish-zëvendëskryeministrja mbetet nën masën e pezullimit nga ushtrimi i funksioneve, pasi u rrëzua rekursi i saj. Prokuroria ka shtuar dyshimet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ka sekuestruar një vilë në Dhërmi si pjesë të hetimit.
Prokuroria kërkon konfiskimin e vilës së Fatime Kryemadhit dhe dënime alternative për akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.
I dënuar me 26 vite burg për vrasjen e ish-policit, Ilir Selmani kërkon në Gjykatën e Apelit pafajësi, ndërsa SPAK apelon për rritjen e dënimit në 28 vite burg.





























