Administrata tatimore evidenton se për shkak të transaksioneve cash dhe vështirësive në llogaritjen e kostos reale, ndërtimi konsiderohet sektor me rrezik për pastrim parash.
Raporti i ri i EuroNatur dhe Riverwatch zbulon se Shqipëria ka humbur më shumë lumenj pothuajse natyrorë në dekadën e fundit sesa çdo vend tjetër i Ballkanit.
Dosjet sekrete që përfshinin SMS, relacione, urdhra ndalimi dhe dokumente për hetime ndaj zyrtarëve të lartë u shpërndanë nga Gjoni dhe Ismaili tek persona të tretë, përfshirë miq dhe gazetarë.
Gjykata e Vlorës vendos sekuestron preventive të apartamenteve, automjeteve dhe njësi shërbimi. Rrokaj pritet të ekstradohet në Itali.
Kryeministri e cilëson padinë për pagat “marrëbabëzi” dhe “turp kombëtar”, ndërsa Gjykata shqyrton kushtetutshmërinë e ligjit.
Dosja e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi i akuzuar për “shpërdorim detyre” pritet të kalojë për gjykim.
Hetuesit zbuluan një strukturë të mirëorganizuar me poste pune, kamera dhe vëzhgues jashtë godinës. Pajisjet u zhvendosën në “Downtown One” dhe u sekuestruan qindra kompjuterë dhe dokumente.
Prokuroria e Posaçme e akuzon si organizator të vrasjes së ish-policit Santiago Malko, vendimi pritet më 21 janar, ndërsa i pandehuri ka deklaruar pafajësinë dhe ka kundërshtuar akuzat.
Projektvendimi parashikon 176 zona kadastrale dhe çmime më të larta në vijën e parë bregdetare, duke nisur nga 190 mijë lekë/m² në Gjirin e Lalzit dhe Ksamilin.
Tre të pandehur akuzohen për përgjim të paligjshëm, ndërsa hakerimi i email-eve zbulon protokolle të dobëta dhe mungesë mbrojtjeje kibernetike të institucionit.





























