LAJME

Mirësevini në seksionin Lajme të Shteg Investigativ. Këtu, ju ofrojmë lajmet më të fundit dhe më të rëndësishme nga Shqipëria. Ekipi ynë i gazetarëve të përkushtuar sjell raportime të shpejta dhe të sakta mbi ngjarjet dhe zhvillimet që ndikojnë në jetën tuaj të përditshme.

Ish-prokurori i Vlorës, Aurel Zarka akuzohet për ndikim të paligjshëm dhe korrupsion në disa raste, ndërsa dosja kthehet për rishqyrtim në Apelin e Posaçëm me trup tjetër gjykues.
38-vjeçari i akuzuar për vrasje shfrytëzoi pakujdesinë e efektivëve, për të dalë me vrap nga kati i tretë i spitalit ku u largua me një Audi që e priste në parkim.
Babai i kandidates së PSD-së në Fier, Limonera Bozha, shpallet fajtor për korrupsion zgjedhor gjatë zgjedhjeve të 11 majit, me dënim të kthyer në shërbim prove.
SPAK përfundon hetimet për Benet Becin dhe 6 funksionarë të tjerë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tenderin e KESH me fond 700 mijë eurosh, duke favorizuar një kompani fituese dhe paracaktuar avantazhe në procedurat e prokurimit.
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për shpërdorim detyre, shkatërrim prone dhe pasojat e përmbytjeve masive në qytet dhe zonat përreth. Situata e rëndë ka bllokuar rrugët, ka përmbytur banesa dhe toka bujqësore, dhe ka shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të Ndërmarrjes Komunale.
Prokuroria gjermane akuzon përfaqësuesin e ‘Milton Group’ për mashtrime me miliona euro, ndërkohë që hetimet zbulojnë qendrën në Tiranë që menaxhonte platforma mashtruese të call-centrave.
Qindra banesa dhe mijëra hektarë tokë janë përmbytur, ndërsa ekspertët deklarojnë se pasojat janë rezultat i keq-qeverisjes dhe infrastrukturës së dobët.
Hongping Xiao lirohet nga arresti me burg dhe vendoset në arrest në shtëpi, ndërsa ai dhe 15 të tjerë hetohen për fshehje të ardhurash, mashtrime me TVSH dhe evazion fiskal.
Mbi 14 mijë dosje presin shqyrtimin në Gjykatën e Lartë, ndërsa institucioni vazhdon të shqyrtojë çështje civile të depozituara 9 vjet më parë.
Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Sarandës ka dërguar për gjykim kryeinspektorin e IKMT-së, tre inspektorë dhe ndërtuesin, lidhur me ndërtimet në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar “Butrint”.

TË FUNDIT