Pas tre vitesh në krye të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Dumani falënderon bashkëpunëtorët dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa Braho premton forcimin e funksionimit të brendshëm dhe pavarësinë e prokurorëve.
Prokuroria e Vlorës sekuestroi pasuri në vlerën e 4 milionë eurove pasi dyshohet se janë përfituar përmes falsifikimeve dhe aktivitetit të paligjshëm. Hetimet e nisura në vitin 2023 çuan në bllokimin e 12 pasurive të familjes Canaj.
Kontenierët e bllokuar u sekuestruan pas alarmit ndërkombëtar, dhe Prokuroria vendosi 33 masa sigurie ndaj drejtuesve të kompanive dhe zyrtarëve të përfshirë në eksportin e paligjshëm.
Gjykata e Posaçme vendos dërgimin për gjykim të ish-drejtorit të ARRSH dhe 20 të tjerëve, për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave; SPAK pretendon përfitime të dyshuara milionëshe nga tenderat publikë.
Hetuesit zbuluan një strukturë të mirëorganizuar me poste pune, kamera dhe vëzhgues jashtë godinës. Pajisjet u zhvendosën në “Downtown One” dhe u sekuestruan qindra kompjuterë dhe dokumente.
Projekti 1.4 miliardë eurosh vlerësohet si kërcënim për zonën e mbrojtur Karaburun-Sazan dhe angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së.
38-vjeçari i akuzuar për vrasje shfrytëzoi pakujdesinë e efektivëve, për të dalë me vrap nga kati i tretë i spitalit ku u largua me një Audi që e priste në parkim.
GJKKO konstatoi se paraburgimi i ish-ministrit të Mjedisit ka kaluar kohën e lejuar nga ligji për aferën e inceneratorëve.
Hetimet zbulojnë shkelje të mundshme në prokurimin e projektit strategjik energjetik të vitit 2019, ndërsa Benet Beci dhe gjashtë persona të tjerë akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera publike” ndërsa hetimet zbulojnë shkelje ligjore në prokurimin e projektit strategjik energjetik të vitit 2019.
“SPAK dhe autoritetet europiane zbulojnë një strukturë kriminale të sofistikuar, që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi, Gjermanisë, Turqisë dhe Amerikës së Jugut”.





























