Objekti ku u zbulua laboratori i kanabisit dyshohet në pronësi të ish-drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, ndërsa hetimet fokusohen te dekonspirimi i operacionit.
Pas tensioneve SHBA–Iran dhe paralajmërimit të Ambasadës amerikane, autoritetet shqiptare konfirmojnë rritjen e masave të sigurisë dhe monitorim të vazhdueshëm të situatës në të gjithë vendin.
Ndërsa shmang përballjen në GJKKO ku akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, Veliaj ndjek personalisht padinë ndaj prokurorit Ols Dado, duke synuar të vërë në diskutim legjitimitetin e akuzës ndaj tij.
Jorgo Goro, u gjend fajtor për shpërdorim detyre dhe tjetërsim pronash; vetëdorëzohet në polici për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 6 muaj e 10 ditë burg.
Muçi Shaljani u punësua në mënyrë të paligjshme pa garë dhe pa verifikime nga ish-drejtues të AMP-së, ndërsa më 11 nëntor u vra në atentatin ku humbi jetën edhe Gilmando Dani.
Vila në Qerret dhe dy apartamente dyshohet se janë përfituar nga Mirlinda Karçanaj, ndërsa një tjetër pasuri i atribuohet Hava Delibashit në kuadër të hetimeve për tendera të manipuluar dhe fshehje pasurie.
Gjykata e Posaçme mori vendimin për heqjen e masave të sigurisë, “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për shkak të shtatzënisë dhe nevojës për trajtime dhe kontrolle mjekësore jashtë Shqipërisë.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën për liri të ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe nuk mori në analizë pretendimet për cënime të privatësisë dhe korrespondencës.
Hetimet zbuluan një skemë të detajuar të kultivimit të 1.8 tonëve kanabis, ku gratë koordinonin punëtorët dhe menaxhonin çdo hap të prodhimit brenda serave të mbyllura me plastmasë.
Debatet për avokatin e ri dhe dorëzimin e dosjes hetimore prej 28 mijë faqesh shtyjnë procesin dhe nxjerrin në pah pengesat procedurale.





























