Pas rikthimit në detyrë nga Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit autorizimin për arrest shtëpie ose burg, ndërsa kryeministri e cilëson këtë qasje si “një modë të vrazhdë” dhe paralajmëron qëndrim politik të mazhorancës.
Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi dyshohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, përfshirë pengmarrje, shantazh dhe favorizim kompanish të paracaktuara. SPAK ka lëshuar 8 masa sigurie ndaj zyrtarëve dhe biznesmenëve, mes tyre drejtoresha e AKSHI-t.
Byroja Kombëtare e Hetimit sqaroi se hetuesit ndoqën procedurat dhe nuk ka pasur përplasje me Gardën e Republikës, ndërsa Kryeministri Rama rithekson kritikat ndaj mungesës etike të hetuesve dhe mbrojtjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku pas vendimit gjyqësor.
Gjykata Kushtetuese pezulloi efektet e vendimeve të mëparshme, ndërsa shqyrtimi final do të zhvillohet më 22 janar 2026. Balluku, e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, rikthehet në detyrë pas pezullimit 21-ditor.
Kryebashkiaku i Tiranës mbetet në paraburgim, ndërsa dosja e gjerë me 60.000 faqe përfshin akuza për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, duke përfshirë edhe bashkëshorten e tij.
Prokuroria lokale Shkodër ka dërguar në gjyq kryeinspektorin dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit pasi dyshohet se kanë favorizuar disa shtetas për ndërtime pa leje.
Me eksperiencë të gjatë në hetime të profilit të lartë dhe mbështetje ndërkombëtare, Braho pritet të forcojë pavarësinë dhe efikasitetin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
GJKKO konstatoi se paraburgimi i ish-ministrit të Mjedisit ka kaluar kohën e lejuar nga ligji për aferën e inceneratorëve.
“SPAK dhe autoritetet europiane zbulojnë një strukturë kriminale të sofistikuar, që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi, Gjermanisë, Turqisë dhe Amerikës së Jugut”.
Gjykata e Posaçme vendos dërgimin për gjykim të ish-drejtorit të ARRSH dhe 20 të tjerëve, për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave; SPAK pretendon përfitime të dyshuara milionëshe nga tenderat publikë.




























