Seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, është shtyrë për në datën 12 dhjetor. SPAK konfirmon se të gjitha detyrimet ligjore ndaj të pandehurit janë përmbushur.
Prokuroria e Vlorës sekuestroi pasuri në vlerën e 4 milionë eurove pasi dyshohet se janë përfituar përmes falsifikimeve dhe aktivitetit të paligjshëm. Hetimet e nisura në vitin 2023 çuan në bllokimin e 12 pasurive të familjes Canaj.
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se më 12 dhjetor 2025 do të shqyrtojë ankimin e qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme që pezulloi nga detyra Belinda Ballukun. Gjykata thotë se çështja është komplekse, ndërsa Kryeministri paralajmëron bllokim të proceseve shtetërore pa firmën e zv/kryeministres së pezulluar.
Gjatë seancës, Veliaj ngriti pretendime për të një proces të drejtë. Ai kërkoi heqjen e kafazit, akses të plotë në dosjen hetimore dhe garantimin e të drejtës për mbrojtje efektive, duke theksuar se “asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa këto kushte.”
Kryeministri Edi Rama argumenton se pezullimi i zv.kryeministres Balluku cenon imunitetin e ministrave dhe balancën mes pushteteve, duke sfiduar vendimin e Gjykatës së Posaçme.
SPAK arreston oficerin Igli Haxhiaj për zbulim sekretesh, korrupsion dhe lidhje me një grup ndërkombëtar droge.
SPAK dënon 20 anëtarë të grupit që mbolli kanabis në Shkodër; 32 mijë rrënjë të kultivuara dhe qindra kg drogë të sekuestruara. Dy të pandehur pafajësohen.
GJKKO shpall fajtor zyrtarin e Kadastrës Dritan Stokën dhe kryeplakun e Saukut Agim Osmën për ushtrim presioni ndaj votuesve dhe premtime legalizimesh në këmbim të votave.
GJKKO rrëzon pretendimin e Kokës se paraburgimi kishte humbur fuqi për shkak të vonesës së vendimit në Apel, arresti me burg mbetet në fuqi.
Hetimet e SPAK zbardhin atentatin e vitit 2018 në Shkodër, konfliktet e përshkallëzuara dhe rolet e secilit të akuzuar në grupin e strukturuar kriminal.

TË FUNDIT